7.Planifikim familjar
Planifikimi familjar kupton aftësinë e individëve dhe çifteve për të patur numrin e dëshiruar të fëmijëve dhe lindjen e tyre në kohën që ato dëshirojnë, të drejtën për akses ndaj metodave efektive të sigurta, të përballueshme të kontracepsionit (UNFPA, 2001). Planifikimi familjar mund të përkufizohet si tërësia e mjeteve dhe teknikave që na lejojnë:
- Të mënjanojmë shtatzanitë e padëshiruara;
- Të vendosim për numrin e fëmijëve që dëshirojmë;
- Të sigurojmë një interval të përshtatshëm ndërmjet lindjeve;
- Të programojmë lindjen në momentin më të mirë në raport me moshën e nënës;
- Duke mënjanuar shtatzaninë përpara moshës 20 vjeç dhe pas moshës 35 vjeç;
- Si dhe duke ulur numrin e shtatzanive para moshes 20 vjeç dhe pas moshës 35 vjeç;
Planifikimi familjar arrihet nëpërmjet kontracepsionit që përcaktohet si çdo mjet i aftë për të parandaluar shtatzaninë.
Burimi: Ana Subashi

Leave a Reply