6. Infeksione seksualisht të transmetueshme: IST APO SST
Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) janë infeksione të cilat përhapen, nga një person tek një tjetër, kryesisht nëpërmjet kontaktit seksual. Disa prej (IST), në mënyrë të veçantë HIV-i dhe sifilizi mund të transmetohen nëpërmjet gjakut, nga nëna tek fëmija gjatë shtatzanisë, lindjes apo ushqyerjes me gji (WHO, 2011).
Sipas fjalorëve mjekësorë, (IST) janë definuar si “infeksione të cilat mund të transmetohen nga një person tek një tjetër nëpërmjet kontaktit 5 seksual”. Në këtë kontekst, kontakti seksual nënkupton të gjitha format e kontaktitseksual vaginal, anal, oral si dhe përdorimin e lojrave të seksit. Për të përshkruar infeksionet seksualisht të transmetueshme janë përdorur terma të ndryshëm që shpesh janë sinonim apo zëvendësim të njeri-tjetrit.
Termat më të zakonshëm dhe më të përdorur deri rreth viteve 90-të, për të përshkruar (IST) ka qenë termi “sëmundje seksualisht të transmetueshme”apo sëmundje veneriane si dhe termi “infeksione seksualisht të transmetueshme”. Termi më i preferuar i përdorur vitet e fundit është “IST”, i cili është një emërtim shumë më i gjerë se termi SST.Një person i infektuar me një IST jo domosdoshmërisht mund të ketë simptoma, ndërsa një person me SST i shfaq shenjat e sëmundjes.
Burimi: Ana Subashi

Leave a Reply