57.Kam dhimbje gjatë aktit, cili është problemi?
Te ju si duket cipa e virgjërisë (himeni) është më e trashë se zakonisht. Në këto raste, përkundër tentimit të marrëdhënieve seksuale, nuk vjen deri te deflorimi (pëlcitja e cipës), andaj edhe penetrimi (futja e penisit) nuk është i mundur. Ju preferoj që megjithatë të merrni guxim dhe të vini për kontroll. Në praktikën time kam patur disa raste të tilla e që kanë përfunduar (janë mjekuar) me sukses. Këtu po ceku rastin e një çifti të martuar tash e një vit, por që asnjëherë nuk kanë arritur të kenë marrëdhënie seksuale. Pas diagnostikimit dhe intervenimit të vogël operativ, çdo gjë ka funksionuar për mrekulli. Andaj nuk shoh ndonjë arsye për frikë ose turpërimin tuaj (por edhe të ndonjë lexueseje tjetër që ka të njëjtin problem), sepse kjo është një anomali e lindur që mund të korrigjohet pa problem. Më tepër në lidhje me himenin, lexoni artikullin në telegraf, në rubrikën këshilla mjekësore: “Himeni dhe Virgjiniteti”.
Burimi: Dr.sci. Naim Shabani

Leave a Reply