56.A jam ende e virgjër nëse përdor tampon?
Po, për sa kohë që nuk ke pasur marrëdhënie seksuale, ti je ende e virgjër. Disa vajza shqetësohen se nëse përdorin tamponë, ata nuk do të jenë më të virgjëra. E vërteta është se e virgjër është dikush që nuk ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale. Vendosja e një tamponi definitivisht nuk është e njëjtë me seksin! Pra, pse njerëzit e bëjnë këtë pyetje aq shpesh?
Vajzat që janë të virgjëra zakonisht kanë cipën e virgjërisë, një copë shumë e hollë e indit të lëkurës që mbulon pjesërisht hapjen e vaginës. Herën e parë që një vajzë bën seks, cipa të çahet dhe të rrjedhë gjak pak. Kjo është arsyeja pse njerëzit thonë se cipa është “çarë”. Shtrirjen e cipës gjithashtu mund ta shkaktojnë edhe gjëra të tjera si vënia e një tamponi (edhe pse kjo zakonisht nuk ndodh). Por edhe nëse një tampon çan cipën e një vajze, ajo është ende e virgjër, derisa s’ka pasur marrëdhënie seksuale.
Burimi: Julia Brown Lancaster

Leave a Reply