55.A mund të mbetet shtatzënë e virgjëra ?
Shumë të rinj nuk janë të njoftuar që edhe nëse femra është e virgjër në rast të ardhjes në kontakt me spermën në regjionin e organeve gjenitale të jashtme, mund të mbesë shtatzënë. Kjo zakonisht mund të ndodhë gjatë paralojës seksuale ose ajo që praktikohet më së shumti tek të rinjtë në pubertet i quajtur si “Petting”. Me këtë rast, gjatë përkëdheljeve, mjafton që ndonjë qelizë seksuale mashkullore (spermatozoid) të kalojë cipën e virgjërisë (himenin), e cila ka një vrimë në mes (për të dalë gjakderdhja menstruale) që femra të mbetet shtatzënë. Ndaj, kujdes. Edhe para ejakulimit të mashkullit, sekreti fillestar përmban spermatozoide. Mjafton që dora e ndonjërit partner të jetë në kontakt me këtë sekret, e që pastaj të bartet në regjionin e vulvës dhe kështu të vjen deri te shtatzënia e padëshiruar, përkundër faktit që femra është e virgjër.

Leave a Reply