50.Faktorët në vendimarrje për seks?
Kur të vendosësh të kryesh ose jo marrëdhënie seksuale nuk duhet të nxitesh nga asgjë. Mendoni për vendimin me kujdes pastaj balanconi gjërat pro dhe kundra. Të jesh në çift me dikë ka po as aspekte që të konfuzojnë si në marrëdhënien seksuale. Është e lehtë të thuash je i dashuri dhe e dashura, por mënyra si e konceptojnë këtë adoleshnetët është diçka shumë subjektive.
Mbani mend këto udhëzime kur të merrni një vendim:
Kurrë mos bëni marrëdhënie seksuale sepse iu shtyn dikush. Nëse jeni me dikë që thotë se nuk do t’ju shohë më pasi të vendosni, atëherë ju e dini se çfarë është vendimi i duhur: Së pari, mos e shihni më atë person dhe sigurisht që nuk duhet të bëni marrëdhënie seksuale me të. Ky person nuk është i interesuar për ty, por për seks.
Nëse personi me të cilin ju jeni lidhur të thotë po “vdes” nga nevoja për të bërë seks, mos harroni: Askush nuk ka vdekur kurrë nga të mosbërit seks, por mund të vdisni nëse kryeni marrëdhënie seksuale me një person që ju transmeton AIDS ose kancerin e qafës së mitrës.
Mbani mend, nuk do ta harroni kurrë herën e parë që keni bërë marrëdhënie seksuale. Pra, jini aq të sigurt kur ta bëni për herë të parë, pasi do ta ruash si thesar përgjatë jetës, jo si diçka për të cilën të pendoheni. Nëse keni vendosur me llogjikën tuaj për këtë vendim, askush nuk mund t’ju gjykojë, sido të jetë, i drejtë apo i gabuar. Vetëm koha dhe përvoja e jetës do ta tregojë.

Leave a Reply