46.Si i marrin vendimet rreth aktivitetit seksual?
Ka shumë pak kërkime në lidhje me çfarë i motivon vendimet e të rinjve lidhur me sjelljen seksuale. Një sondazh i kryer nga Seventeen Magazine dhe Fondacioni Kaiser pyeste pjesëmarrësit seksualisht aktivë se pse ata kryenin “marrëdhënie seksuale” dhe pjesëmarrësit që nuk ishin seksualisht aktivë përse nuk e bënë diçka të tillë. Nga pjesëmarrësit e moshave 15-17 vjeç që kishin “aktivitet seksual”, 51 për qind thanë se kur kishin bërë marrëdhënie seksuale për herë të parë kjo ndodhi sepse ishin “takuar me personin e duhur”, 45 për qind thanë se ishte sepse “donte personi tjetër”, 32 për qind thanë se ishte për shkak se ata ishin “kuriozë”, 28 për qind thanë se ishte sepse ata “shpresonin se do ta bënte marrëdhënien më të afërt” dhe 16 për qind thanë se ishte për shkak se “shumë nga shokët e tyre e kishin bërë diçka të tillë”.
Ndër pjesëmarrësit e moshës 15-17 vjeç që nuk kishin bërë “marrëdhënie seksuale”, 83 për qind thanë se ishte për shkak se ata ishin “të shqetësuar rreth shtatzënisë”, 74 për qind thanë se ishte një “vendim i ndërgjegjshëm” dhe se duhet te prisnin, 73 për qind thanë se ishin “të shqetësuar rreth sëmundjeve ngjitëse seksuale”, 64 për qind thanë se ishte sepse “shqetësoheshin për atë që prindërit mund të mendonin”, 63 për qind thanë se ” nuk e kanë takuar personin e duhur “, 63 për qind thanë se mendonin që ishin “shumë të rinj”. Dhe 52 për qind thanë se ishte për shkak të “besimit fetar” që kanë.
Burimi: Menlo Park, CA

Leave a Reply