Kur do të vaksinohen adoleshentët? Flet Shefja e Shërbimit Infektiv të Fëmijëve
Shefja e Shërbimit Infektiv për Fëmijët, Gjeorgjina Kuli, në një intervistë të fundit për ABC News, është shprehur se nuk ka ardhur momenti për të filluar procesi i imunizimit kundër COVID-19 te adoleshentët, duke u bazuar edhe në studimet ndërkombëtare.
“Nuk janë aq të rëndësishëm për të shpërndarë infeksionin. Mendoj që akoma nuk ka ardhur koha. Në përgjithësi dhe kur kanë qenë të infektuar kanë qenë në infeksione të vatrave familjare”,– ka thënë mjekja Kuli.
Gjithashtu, Kuli është shprehur se virozat sezonale janë më të përhapura se COVID-19 tek fëmijët përgjatë javëve të fundit, siç evidentohet nga prurjet në Spitalin e Tiranës.
“Numri i rasteve pozitive ka ditë që është zero. Kjo kombinon me rënien e përgjithshme të incidencës dhe nga ana tjetër kemi parë një shtim të virozave të tjera respiratore. Duket një konkurrencë mes koronavirusit dhe infeksioneve të tjera”.

Leave a Reply