Pyet specialistin: Lythat gjenitale, çfarë i shkakton dhe si trajtohen?
Përshëndetje! Para disa ditësh kam vërejtur praninë e lythave gjenitale (condilomi) dhe dy ditët e fundit kam pas sekrecione me njolla gjaku. Doja të informohesha nëse janë të rrezikshme dhe çfarë mund të përdor për t’i qetësuar sepse takimin me gjinekologun e kam pas një jave. Shumë faleminderit!
Përgjigjet dr. Rezart Ajazi, mjek gjinekolog pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”, Tiranë
Prania e lytheve në organet genitale është një shenjë shumë serioze për diagnostikimin dhe trajtimin e tyre. Problemi kryesorë në lythet tek organet genital janë infeksionet seksualisht të transmetueshme. Condiloma akuminata ose plante është një sinjal alarmi për të bërë një kontroll më të detajuar për qafën e mitrës. Lythet (Condiloma akuminata) nuk mund t’i qetësosh dot duhet marrë mjekim afatgjatë me antivirale, krem apo solucion antiviral. Përvec problemit që duket nga jashtë, gjithmonë serioze është problemi i shoqërimit apo jo me forma virusale të tjera të cilat japin probleme në qafën e mitrës, Human papillomavirus (HPV). Duhet të shoqërohet me një vizitë, PAP-Test bashkë me analizat e panelit të infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

Leave a Reply