Mjaft! Një fjalë për të transformuar botën tonë
Deklarata nga drejtorja rajonale e UNFPA, Alanna Armitage në 16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore!
Mjaft. Kjo është ajo që ne u themi sot dhe çdo ditë të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Një numër marramendës, 70 përqind e grave në këtë rajon, kanë përjetuar një formë të dhunës.
Një në çdo tre gra ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale.
Për shumë gra në marrëdhënie abuzive, COVID-19 i ka përkeqësuar gjërat.
Pandemia e dhunës ndaj grave dhe vajzave shkatërron jetë dhe mundësi në një shkallë të paimagjinueshme.
Gratë dhe vajzat kanë të drejtë të jetojnë të lira pa dhunë kudo, në shtëpi, në publik dhe në internet.
Sot ne i kujtojmë vetes këtë të drejtë, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave dhe fillimin e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.
Gjithnjë e më shumë njerëz po e pranojnë se paqja në botë fillon me paqen në shtëpi.
Tani është koha për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, një herë e përgjithmonë.
Mjaft. Një fjalë për të transformuar botën tonë.
https://www.facebook.com/UNFPAAlbania/videos/713356096219003/

Leave a Reply