Vajza të shëndetshme, vajza të forta – SOS Fshatrat e Fëmijëve Shkodër
“Dita Ndërkombëtare e Vajzave të Vogla” e përqendron vëmendjen në nevojën për të adresuar sfidat me të cilat përballen vajzat dhe synon të promovojë fuqizimin e vajzave dhe përmbushjen e të drejtave të tyre njerëzore.
Në këtë ditë, 15 vajza që janë pjesë e programit SOS Fshatrat e Fëmijëve Shkodër iu bashkuan zërit të të gjithë vajzave të vogla për të mbrojtur të drejtën për të patur kujdes shëndetësor.
Për arsye të situatës pandemike vetëm 5 vajza vizituan Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Parësor. Atje u njohen me ambjentet dhe rolin e rëndësishëm të mjekut të familjes, ndërsa 10 vajza të tjera iu bashkuan një takimi të organizuar pranë ambjenteve të SOS Fshatrat e Fëmijëve Shkodër për të folur mbi rëndësinë që duhet t’i kushtojnë vajzat të gjithë problemeve shëndetsore që mund të kenë apo çdo dileme që lidhet me aspektet e tyre shëndetsore.
Ky aktivitet u zhvillua në baskëpunim me “Zërin e të Rinjve” mbështetur nga UNFPA Albania dhe koordinuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve.

Leave a Reply