OBSH nuk rekomandon përdorimin e remdesivir tek pacientët me COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka këshilluar institucionet shëndetësore që të mos e përdorin ilaçin antiviral Remdesivir për të trajtuar pacientët me COVID-19. Një panel i OBSH-së tha se ilaçi nuk ka “ndonjë efekt të rëndësishëm” në rikuperimin e pacientëve.
Grupi i Zhvillimit të Udhëzimeve të OBSH-së (GDG) tha më 20 nëntor se nuk kishte “asnjë provë të bazuar në të dhënat aktuale në dispozicion që ky ilaç përmirëson gjendjen e pacientit”.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe dhjetëra vende të tjera kanë dhënë miratim të përkohshëm për përdorimin e ilaçit antiviral që e prodhon Gilead Sciences, pasi një hulumtim fillestar tregoi se mund të shkurtojë kohën e shërimit te disa pacientë me koronavirus të shtruar në spital.
Provat zbuluan se Remdesiviri nuk kishte asnjë efekt domethënës në uljen e vdekshmërisë, nevojën për ventilim, kohën e rikuperimit dhe faktorë të tjerë. Remdesivir u krijua për herë të parë si një ilaç eksperimental për të trajtuar Ebolën.

Leave a Reply