Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë: Këto janë 6 sendet që ju mbrojnë nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë vazhdon t’u bëjë apel qytetarëve për respektimin e rregullave që të mbrojnë nga COVID-19.
Në një njoftim zyrtar në faqen e ‘Facebook’, Ministria rekomandon që duhet te ruhet distanca fizike, mbajtja e maskës dhe larja e shpeshtë e duarve. Vetëm në këtë mënyrë mund të shkëputet zinxhiri i infeksionit.
“Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.
Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.
Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.
Është koha të zbatojmë me përpikëri këto rregulla, për mbrojtjen e shëndetit”, rekomandon MSH.
Ndërkohë me anë të një fotoje ilustruese rekomandohen sendet personale që duhet të kemi me vete për parandalimin e Covid-19: Maskë, dezinfektant, larës duarsh, shishe personale, kartëpeceta dhe vitaminë C”, informon MSH.

Leave a Reply