Dhuna fizike përfshin çdo dëmtim fizik apo plagosje të fëmijës, nëpërmjet forcës fizike, të cilat nuk janë aksidentale dhe synojnë të shkaktojnë dhimbje apo shqetësim?
Abuzim seksual përfshin çdo veprim apo aktivitet seksual për përfitim ose kënaqësi seksuale të abuzuesit, pavarësisht nëse fëmija pranon ose jo?
Neglizhimi lidhet me mungesën e kujdesit dhe vëmendjes, me ose pa qëllim, nga prindërit/kujdestarët ndaj nevojave të fëmijës për strehë, siguri, mbikëqyrje, ushqim, shëndet dhe arsim, që sjell dëmtim fizik dhe/apo emocional të fëmijës?
Shfrytëzimi i fëmijës nënkupton përdorimin e fëmijëve për punë dhe përfitime ekonomike. Kjo përfshin, punë ose lypje, shërbime të detyruara, shfrytëzimin seksual, prostitucionin, skllavërinë, trafikimin?
Bulizmi është përdorimi i forcës apo abuzimi në formë të përsëritur i një fëmijë apo grupi fëmijësh për të frikësuar një fëmijë apo grup tjetër bashkëmoshatarësh?
Dhuna online nënkupton përdorimin e internetit për të kërcënuar, ngacmuar, apo poshtëruar një fëmijë duke dërguar mesazhe me përmbajtje jo të përshatshme, email, fotografi dhe video tronditëse tek fëmijët?