Pyet mjekun: Infeksioni bakterial vaginal gjatë shtatzënisë, a e rrezikon jetën e foshnjës
Mosha: 27
Gjinia: Femër
Pyetja:
Përshëndetje! Jam shtatzënë në javën 23, para disa ditësh bëra tampon dhe më doli pozitiv Streptokoku i grupit B ishte 3+. A ësht i rrezikuar bebi nga ky lloj infeksioni? Ju faleminderit!
Përgjigjet prof. dr. Rustem Celami, mjek obstetër-gjinekolog
E para, e ke marrë vetë tamponin apo ta ka marrë personel mjekësor? Duhet marrë patjetër nga personeli shëndetësor. E dyta, çdo infeksion bakterial vaginal gjatë barrës duhet trajtuar nga mjeku specialist, për të shmangur komplikacionet. Konsultohuni me mjekun me të cilin po ndiqni shtatzëninë.

Leave a Reply