ISHP thirrje grave shtatzëna dhe nënave me fëmijë të sapolindur: Ja si të mbroheni nga COVID-19, mos ndërprisni ushqyerjen me gji!
Instituti i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje të gjitha grave shtatzëna që të respektojnë në mënyrë strikte rregullat e higjienës vetjake dhe distancimit social, ndërkohë që ka rekomanduar nënat me fëmijë të sapolindur që të mos ndërpresin ushqyerjen me gji.
Nëpërmjet një infografiku, ISHP ka dhënë disa udhëzime për gratë shtatzëna për të mbrojtur veten dhe bebin, si dhe për të parandaluar përhapjen COVID-19.

Leave a Reply