Mjeku gjinekolog thirrje dhe lutje për gratë shtatzëna: Mbrohuni nga COVID-19, duhet të kujdeseni për dy jetë
Dr. Dritan Shpati, mjek obstetër-gjinekolog pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” u ka bërë thirrje të gjitha grave shtatzëna që të kenë kujdes gjatë kësaj periudhe kur po përballemi me pandeminë COVID-19, sepse duhet të kujdesen për dy jetë: të tyren dhe të foshnjës që kanë në bark. Nëpërmjet një video të publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë, dr. Shpati u është drejtuar me thirrje dhe lutje grave shtatzëna që të kenë jashtëzakonisht kujdes gjatë kësaj faze të re të COVID-19, ku edhe rastet e të prekurve janë shtuar dhe rreziku i infektimit është më i lartë.
“Një thirrje dhe lutje ndaj grave shtatzëna: jemi në një fazë të re të COVID-19. Nënat shtatzëna duhet të kenë jashtëzakonisht kujdes, sepse ato kanë dy jetë. Duhet të kujdesen për dy jetë: jetën e tyre dhe të fëmijës që kanë në bark”, bën thirrje dr. Dritan Shpati nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.
Mjeku obstetër-gjinekolog gjithashtu iu është lutur edhe familjarëve dhe njerëzit që marrin shërbim në këtë spital që të marrin masat kyçe për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, si mbajtja e maskave, distancimi social, larja e duarve etj.
“Një lutje kisha, përveç grave shtatzëna, edhe për bashkëshortët dhe familjarët, dhe për të gjithë njerëzit të cilët vijnë në spitalin tonë për të kërkuar ndihmë. Jemi në një fazë të re të COVID ku duhet përsëri shumë kujdes duke pasur parasysh edhe shtimin e rasteve: Distancim, mbajtja e maskës, larja e duarve, higjienë perfekte. Nuk duhet kujtuar që kjo pandemi po shkon drejt fundit. Duhet të kemi parasysh diçka: Kemi bërë një sakrificë të jashtëzakonshme në muajt e karantinës dhe nuk duhet që këtë lloj sakrifice ne ta hedhim poshtë. Pavarësisht stinës së verës, unë përsëri do të rekomandoja jashtëzakonisht kujdes për nënat shtatzëna, për gratë që vijnë në repartin e gjinekologjisë për të kërkuar ndihmë, si dhe gratë që vijnë tek ambulatori.
Respektimi i distancës, mbajtja e maskës, pa e hequr në asnjë çast, dhe pastërtia, larja e duarve”, shprehet mjeku obstetër gjinekolog.
Për fat të mirë, në maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” nuk ka pasur asnjë personel mjekësor të infektuar me koronavirus, kjo falë edhe kujdesit që vetë stafi ka treguar, sakrificë kjo që dr. Shpati premton se do të vazhdojë deri në zhdukjen e pandemisë COVID-19.
“Për fat të mirë falë punës së stafit, spitali ynë nuk ka pasur raste. Personeli është i shëndetshëm. Kështu që po përpiqmi ta ruajmë me një sakrificë jashtëzakonisht të madhe këtë arritje të cilën kemi dhe i premtojmë grave shtatzëna dhe atyre që do kërkojnë ndihmë në spitalin tonë që kjo sakrificë do të vazhdojë deri në zhdukjen e kësaj pandemie. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunim dhe një përkujdesje të jashtëzakonshme edhe nga njerëzit që vijnë kërkojnë ndihmë tek ne”, mbyll videon dr. Shpati.
"Kam një thirrje dhe një lutje për gratë shtatzëna, që duhet të kenë jashtëzakonisht kujdes, sepse ato duhet të kujdesen për dy jetë. Një lutje edhe për bashkëshortët, familjarët, që vijnë në spital: Distancim, mbajtja e maskës, larja e duarve, higjenë perfekte. Nuk duhet menduar se kjo pandemi është drejt fundit" – Ju lutem degjoni apelin e dr. Dritan Shpatit nga materniteti "Mbretëresha Geraldinë".#Bashkë kundër ?#COVID19?
Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, June 29, 2020

Leave a Reply