Humb jetën e reja nga COVID-19
Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm tek Infektivi. Ministria e Shëndetësisë njofton se 34-vjeçarja nga Librazhdi ishte e intubuar, ndërsa vuante dhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.
“Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Leave a Reply