Si të kujdesen në shtëpi personat e infektuar ose që dyshohen të infektuar me COVID-19
Kujdesi në shtëpi për personat e infektuar ose që dyshohen të infektuar me COVID-19:
Nëse jeni sëmurë, keni ethe ose kollë, lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose i pastroni me dezinfektues me bazë alkooli.
Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në punë, në shkollë ose në vende publike. Pushoni, pini lëngje dhe ushqehuni shëndetshëm!
Qëndroni në një dhomë të veçuar nga anëtarët e tjerë të familjes! Nëse kjo është e pamundur, përdorni një maskë mjekësore dhe qëndroni të paktën 1 metër larg tyre!
Mbajeni dhomën të ajrosur mirë dhe nëse është e mundur përdorni një banjë të veçantë!
Kur kolliteni ose teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me bërrylin e përkulur ose përdorni një letër të butë me një përdorim, të cilën duhet ta hidhni menjëherë në koshin e mbeturinave. Thërrisni menjëherë punonjësit e shërbimit shëndetësor, nëse keni vështirësi në frymëmarrje.
Burimi: Instituti i Shëndetit Publik

Leave a Reply