Dielli, ajri dhe temperaturat e larta përballë COVID-19
Henrik Zotaj, onkolog
Teksa e gjithë bota po përballet me një situatë të pazakontë të krijuar nga përhapja masive e koronavirusit, shumë pyetje akoma nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare.
- Çfarë sjellje ka ky virus në popullatë?
- Sa shtame janë në qarkullim dhe a janë njësoj virulente në popullata të ndryshme?
- Pse në disa persona me moshë relativisht të re dhe propabilisht të shëndetshëm ky virus ka rëndesë më të lartë ose shumë të lartë?
- Ka të bëjë kjo me ngarkesën virale /në njësinë e kohës,
- (Viral Load) apo faktorë të tjerë gjenetike?
- Do të ketë, SARS-Cov2 ngjashmëri me koronaviruset e tjera, me SARS 2003, MERS, gripin sezonal, apo do të ketë sjellje krejt tjetër? Mortaliteti në disa pacientë ka ndodhur nga Covid-19, apo me Covid-19?!
- A do të zhduket Covid-19, me ngrohjen e motit, rritjen e temperaturave të ajrit dhe lagështirës, apo do jetë po aq virulent dhe kur moti të ngrohet?
Rreth studimeve në lidhje me temperaturat e ajrit në rritje, ekspertët e shëndetit dhe virologët janë ndarë në dy grupe!
Anëtarët e Akademisë Kombëtare të Shkencave në USA thanë se të dhënat për koronavirusin janë të përziera dhe vihet re se virusi përhapet aq lehtë në mot të ngrohtë sa edhe në mot të ftohtë!
Por pjesa më e madhe e ekspertëve mendojne ndryshe!
Nga studimet e ekspertëve u vu re se, virusi po përhapet më ngadalë në vendet me klimë më të ngrohtë. Rritja e temperaturave të ajrit dhe të lagështirës kanë treguar se e prishin transmetimin e disa viruseve, studiuesit thonë se, me rritjen e temperaturave të ajrit edhe virulenca e Covid-19, do bjerë dhe “zinxhiri” virusal i tij do të dobësohet, ashtu sikurse imuniteti i njerëzve do të forcohet, kjo falë edhe rrezeve të Diellit dhe vitaminës D.
Drita ultraviolet dhe ngrohtësia kanë treguar që prishin transmetimin e disa viruseve, por sipas ekspertëve kineze Rrezet UV, prishin transmetimin edhe të sarscov2 deri në inaktivizim të tij!
A do të ketë ngjashmëri Covid-19 me viruset e tjera të rrugëve të sipërme respiratore?
Viruset që shkaktojnë grip dhe ftohje të zakonshme por, dhe grupi i koronaviruseve që prek çdo vit jo më pak se 15% të popullatës, periudhen më të lartë të virulencës së tyre dhe përhapjen më të shpejt në mesin e njerëzve e kanë në dimër kështu ndodhi dhe me Covid-19!
Kjo ndodh, për shkak të ajrit pjesërisht të thatë, për shkak të sistemit tonë imunitar më të dobët për shkak të qëndrimit më të gjatë në ambiente të mbyllura!
Disa viruse të rrugëve të sipërme respiratore dhe virusi i gripit, përhapen më lehtësisht në temperatura të ftohta, viruset kanë stabilitet të lartë kur temperaturat janë të ulëta!
Lagështia e ajrit luan gjithashtu rol në transmetimin e viruseve të aparatit të frymëmarrjes, në ditët e ftohta dhe të thata virusi qëndron më gjatë në ajër dhe mundësia e kontaminimit është më e lartë, ndërsa në ditët me mot të ngrohtë dhe të lagësht virusi qëndron shumë pak ose aspak në ajër dhe mundësia e kontaminimit është shumë më ulët.
Po kështu ai qëndron për një kohë më të gjatë në sipërfaqe, në mot të ftohtë dhe të thatë dhe qëndron pak ose aspak në mot të ngrohtë dhe të lagësht.
Temperaturat e ulta të ajrit të perthithura, gjatë kohës së inkubimit të virusit, vonojnë përgjigjen tonë imunitare ndaj viruseve, e kundërta ndodh me rritjen e temperaturave të ajrit, lageshtirës dhe rrezatimit (dobishëm) diellor të cilat ndikojnë jo pak në rritjen e imuitetit tonë.
Sipas shkencëtarëve anglezë, rrezet e diellit armatosin sistemin tonë imun kundër baktereve dhe viruseve!
Rrezatimi diellor dhe klima e ngrohtë
- Prof. Peter Openshaë, ne Imperial College Londer, thotë se, njerëzit duhet të marrin patjetër rreze dielli, pasi ato dëmtojnë materialin gjenetik të patogjenit vdekjeprurës!
- Prof. Guido Silvestri nga studimet e tij sjell si shembull, dy vende; Australinë dhe Kanadanë.
Thuajse me të njëjtin sistem spitalor dhe sanitar, dhe përafersisht me të njëjtin ritëm testimi!
Me 9 dhe 10 mars,
Australia kishte 107 persona me Covid-19
Kanadaja kishte 98 persona me Covid-19
Ndërkohë në mesin e muajit prill, Australia me klimë më të ngrohtë e të lagesht kishte përgjatë një muaji, 6500 persona të prekur, dhe me 63 vdekje.
Kanadaja me klimë të ftohtë e të thatë kishte rreth 28.500 persona të prekur, dhe me 1010 vdekje!
- Andrew Marshall, një virolog molekular në Universitetin Loyola Maryland, tha që është e mundur që rrezet e diellit në rritje mund të shkatërrojnë virusin COVID-19.
Koronavirusi është një “virus i mbështjellur nga nje shtrese yndyrore” i cili është shume i ndjeshëm ndaj temperaturave te larta ndaj,, rrezet UV, dhe ngrohtësia do ta inaktivizoje ate, pergjate muajve me diell!
Marshall mendonte, se koronavirusi është i ngjashëm në strukturë me virusin SARS të 2003, përhapja e SARS atë vit filloi në muajin mars në Azi, por numri ra, pasi temperaturat rriteshin, SARS u ndal në SHBA deri në maj dhe në Azi deri në korrik.
Rrezet UV ose shkaktojnë mutacion ose modifikojnë ADN-në ose ARN-në e këtyre viruseve, (ne rastin e Covit -19, ARN) gjë që çon në paqëndrueshmëri deri ne “vdekje të virusit” .
- Sistemi imunitar i njeriut është në gjendje të luftojë koronavirusin, hulumtimi i botuar në revistën “Natyre Medicine” nga shkencaret Australiane, shpjegon se njerëzit shërohen nga kronavirusi i ri njesoj sikurse dhe gripi sezonal.
Fakti që qelizat imune shfaqen ndaj këtij virusi, është një ndihmë e madhe ne lidhje me luften ndaj Covid-19!
Shprese në rritje mbi Covid-19
Me këto të dhëna, ne nuk po themi se me rritjen e temperaturave të ajrit dhe të lagështirës në praninë e vazhdueshme të rrezeve të diellit, virusi papritmas do të largohet dhe gjithçka do të jetë mirë!
Ne thjesht po bëjmë një ekspoze, që ekziston një varësi qe lidh Covit-19 me temperaturën, lagështirën, dhe rrezetimin diellor ne rritje, nga njëra anë dhe nga ana tjeter, kjo nuk ka të bëjë me temperaturat e larta 60 apo 70 gradë, kjo ka të bëjë me uljen e virulencës së virusit, dobësimi e “zinxhirit” virusal nën ndikimin e rrezeve UV dhe paralelisht me të, rritjen e imunitetit tonë, nën ndikimin e Rrezatimit diellor(të dobishëm) dhe vitaminës D.
Ndryshimi i strategjisë dhe dalja nga Izolimi
Shpresa është, që në verë do të kemi një tjetër realitet, të tjerë grafikë nga specialistët e fushës.
Nëse shkon mirë, virusi i ri korona i njohur edhe me emrin SARS-CoV-2, do të ketë të njëjtin fat si edhe virusi i gripit. Vera me temperaturat në rritje dhe rrezet UV, mund ta çojnë drejt zbehjes totale, Covid-19.
Fuqia e Covid-19, do zbehej po ashtu si edhe vala e gripit që çdo vit merr fund me mbarimin e dimrit dhe me ardhjen e veres. Ai mund te rikthehet perseri ne fund te vjeshtes. por kesaj radhe sistemet shendetesore dhe sanitare do te jene me te pregatitura per te perballuar kete virus (atehere, jo me i ri)..
Ndërkohë që një pjesë e popullatës do të jetë bërë imune ndaj Covid -19.
Në të njëjtën kohë, mund të jetë në prodhim e sipër dhe vaksina, por edhe nëse do ndodhte kështu në rastin më të mirë, masat kundër Covid-19, do të duheshin në vazhdimësi për sa i përket ndjekjes se kontakteve të dyshuara, gjurmimit, izolimit dhe trajtimi do duhej të vazhdojë dhe për disa kohë!
Kryerja e sa më shumë testeve
Sidomos në disa kategori si personeli shëndetësor, institucione shtetërore, administrata, policia, ushtria, fabrika prodhimi, kjo e shoqëruar me ngritjen e laboratorëve të tjere shtesë për testimet. Rritja e mbrojtjes individuale, higjenës personale,vënia e maskave në ambiente me shumë njerëz, ruajtja e distancimit fizik dhe social.
Si dhe, nisja me seriozitet dhe transparencë e testeve serologjike, do ta çonte “drejt fundit” për këtë rradhë Covid -19 në Shqipëri dhe do bënte të mundur që qytetaret ti khehen jetës së tyre normale sa më parë!

Leave a Reply