Ndërsa pandemia përhapet vrullshëm, gratë dhe vajzat përballen me rreziqe të shtuara
19 Mars 2020
Gratë përballen me rrezik të shtuar të dhunës, humbje të mjeteve të jetesës dhe kërcënime të tjera nën situatën e pandemisë. © Unsplash/Tam Wai
OKB, New York – Ndërsa pandemia COVID-19 përhapet vrullshëm në të gjithë botën, qeveritë po marrin masa të paprecedente për të kufizuar përhapjen e virusit, duke rritur kapacitetet e sistemit shëndetësor për t’iu përgjigjur situatës dhe duke shpallur kufizime të lëvizjes që prekin miliona njerëz. Por mes këtyre përpjekjeve, politikëbërësit nuk duhet të heqin vëmendjen nga gratë dhe vajzat, gjendja e të cilaveështë rënduar nga kriza, thekson një udhëzues i UNFPA i publikuar sot.
COVID-19, sëmundja nga koronavirus që është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën, qëkur u zbulua në fund të vitit të kaluar, shfaqet më vdekjeprurëse në mes të popullatëssë moshuar dhe njerëzve që kanë sëmundje ekzistuese. Ështëshumë e nevojshme të gjenerohentë dhëna të sakta dhe të plota, të ndara sipas gjinisë, për të kuptuar nëse ka dallime se si gratë dhe burrat e përjetojnë infeksionin, ndërlikimet dhe riskun e vdekjes dhe cilat janë këto dallime.
Megjithatë, edhe tani, është e qartë se gratë dhe vajzat përballen me një sërë faktorësh rreziku që duhet të adresohen urgjentisht.
“Shpërthimi i sëmundjeve prek gratë dhe burrat ndryshe”, thekson udhëzuesi i ri i UNFPA, i cili përshkruanmënyrën se si gjinia po luan një rol në këtëpandemi që po përhapet. “Pandemitë i përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese gjinore për gratë dhe vajzat dhe mund të ndikojnë në mënyrën se si ato marrin trajtim dhe kujdes.”
Gratë në vijën e parë
Gratë përbëjnëshumicën e punonjësve globalë të kujdesit shëndetësor dhe shërbimit social. Falënderim për imazhin UNFPA Iran
Gratë mund të përballen me një rrezik të shtuar të ekspozimit ndaj COVID-19, për shkak të përfaqësimit të tyre disproporcional si pjesë epersonelit të kujdesit shëndetësor dhe shërbimit social. Në të gjithë botën, rreth 70 përqind e punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe atij social janë gra. Shumë janë mami, infermiere ose punonjëse shëndeti në komunitet, role këto që i vendosin ato në vijën e parëtëshpërthimit të sëmundjes.
Rreziqet ndaj grave dhe vajzave gjithashtu rriten nëse sistemet shëndetësore i devijojnëburimet nga kujdesi shëndetësor seksual dhe riprodhues për t’iu përgjigjur epidemisë dhe nëse linjat e furnizimit fillojnë të dobësohen nën peshën e pandemisë.
Shërbimet dhe mallrat e shëndetit seksual dhe riprodhues shpesh anashkalohen në kohë krize, megjithatë gratë ende kanë nevojë për shërbimet e planifikimit familjar dhe për mjete shëndetësore për menstruacionet dhe kujdes shëndetësor gjatë dhe pas shtatzënisë. Tashmë, po shohim vendet që janëtë detyruara të alokojnëmë shumëpersonel dhe burime shëndetësore drejt shërbimeve të kujdesit kritik, duke i larguarngafushate tjera të kujdesit shëndetësor.
Është një kohë veçanërisht shqetësuese për gratë që janë shtatzëna dhe kanë nevojë për shërbime rutinë shëndetësore. Duhet të merren masa të kontrollitdhe parandalimit të infeksionit në shërbimet e ofruara për gratë dhe foshnjat.
Gratë shtatzëna gjithashtu kanë nevojë për akses në informacion të besueshëm dhe kujdes cilësor shëndetësor.
“Deri më tani, nuk ka të dhëna se gratë shtatzëna janë në rrezik më të lartë ngaCOVID-19 ose nuk paraqiten me simptoma të ndryshme,” tha Drejtoresha Ekzekutivee UNFPA Dr. Natalia Kanem. “Është e rëndësishme të sigurohet që të gjitha gratë shtatzëna të dyshuaraose me gjasa të infektuara ose të konfirmuara pozitiveme COVID-19 tëvazhdojnë të kenë akses në një gamë të plotë të shërbimeve të kujdesit shëndetësor cilësor. Gratë shtatzëna me sëmundje të aparatit respirator duhet të trajtohen me përparësi maksimale, për shkak të rritjes së rrezikut të përkeqësimit të gjendjes”./ JoTabu.al

Leave a Reply