“Covid-19 nuk njeh moshë”, mjeku Tritan Kalo mesazh për gjithë shqiptarët
Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë. Brenda 24 orëve janë shënuar 3 viktima, mes tyre një 43 vjeçar i cili nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, që do të thotë se Covid-19 nuk kursen edhe personat e shëndetshëm.
Pas kësaj situate të rënduar, mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili ndodhet në vijën e parë të stafit mjekësor, i cili përballet me këtë virus, ka dhënë mesazh për të gjithë shqiptarët.
“Nuk është mesazh jo realist dhe frikësues, por thjesht e vetëm një mesazh nga zemra e një mjeku, prindi e vëllai tuaj të “pakdijshëm”, për t’u vetëndërgjegjësuar në lidhje me rrezikun e këtij infeksioni vrastar.
Covid-19 nuk kursen askënd dhe asnjë grup moshe për sa i përket prekjes, nëse nuk marrim masat e duhura të DISTANCIMIT SOCIAL…Situata bëhet e përkohshme vetëm e vetëm nga shkalla e ndërgjegjësimit tuaj dhe e mirëkuptimit të masave të marra.
Na e lehtësoni punën dhe detyrën tonë sa fisnike aq edhe humane. Ju duam shumë!”, shkruan mjeku Tritan Kalo./ JoTabu.al

Leave a Reply