OBSH shpall përhapjen e koronavirusit pandemi botërore
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur para pak minutash që ta shpallë koronavirusin pandemi.
Pandemia shpallet në rastet kur një patogjen shpërndahet lehtësisht nga personi në person dhe ka mbulim gjeografik të madh. Kushti themelor, krahas aspektit gjeografik është edhe se sëmundja duhet të jetë ngjitëse.
Shefi i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se numri i rasteve jashtë Kinës ishte rritur 13 herë gjatë dy javëve të fundit. Ghebreyesus theksoi se ishte i shqetësuar nga nivelet alarmante të mosveprimit ndaj virusit.
Sidoqoftë, Tedros tha që ta quash shpërthimin e virusit një pandemi, nuk do të thotë që OBSH po ndryshon këshillat që duhet të respektohen në vendet ku është përhapur.
Ai u bëri thirrje qeverive të ndërmarrin veprim urgjent dhe agresiv. “Disa vende kanë demonstruar se ky virus mund të kontrollohet”,- tha ai.
“Qeveritë duhej të arrijnë një ekuilibër të mirë midis mbrojtjes së shëndetit, minimizimit të përhapjes dhe respektimit të jetës njerëzore. Ne jemi së bashku për të bërë gjërat e duhura me qetësi dhe për të mbrojtur qytetarët e botës. Kjo është e mundur,” deklaroi shefi i OBSH në një konferencë.

Leave a Reply