36.Pse nuk më kanë filluar periodat ende?
Gjithkush kalon nëpër pubertet në kohë të ndryshme. Disa vajza fillojnë menstruacionin që në fillim të moshës 8 ose 9 vjeçare, të tjerët nuk do ta fillojnë deri sa të jenë 15 vjeç etj. E gjitha kjo varet nga hormonet dhe familja juaj. Dëshironi të zbuloni kur do të filloni periodat? Pyet mamanë dhe gjyshet (nga të dyja anët e familjes tënde) kur i nisën ato. Se kur ju do ta filloni pubertetin kjo është pjesërisht e lidhur me gjenetikën. Ndonse nuk ka asnjë garanci që ju do të ndiqni hapat e tyre, të afërmet mund të jenë një e dhënë se kur do t’i filloni periodat.
Një gjë që mund të shtyjë pubertetin dhe periodat është stërvitja e tepruar. Zakonisht vrapimi në largësi, balet ose gjimnastikë e kombinuar me një dietë të dobët, ndikon. Stërvitje e tepërt, do të thotë më shumë se të luash futboll disa herë në javë apo se të punosh një herë në një kohë me një video ushtrimesh. Periodat mund t’ju vonohen nëse stërviteni fuqishëm për disa orë në ditë, shumicën e ditëve të javës e duke mos marrë mjaftueshëm kalori, vitamina dhe minerale. Nëse jeni 15 vjeç dhe nuk iu kanë ardhur ende menstruacionet, konsultohuni me mjekun. Ai do të shikojë problemet, si dhe mund t’ju marrë një test gjaku për të përcaktuar nivelet e hormoneve të trupit. Trajtime të ndryshme përdoren shumë por në varësi të asaj ç’ka po e shkakton vonesën.
Larissa Hirsch, MD

Leave a Reply