Kam probleme me ciklin menstrual…
Përshëndetje! Kam një shqetësim në lidhje me ciklin menstrual. Herën e fundit kam patur shumë pak menstruacione, dhe kjo vetëm gjatë kohës kur urinoja. Pjesa tjetër e ditës kalonte shumë pastër. Kjo ka zgjatur 4-5 ditë. Theksoj se nuk kam kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale.
Përgjigjet Lulzime Gurra, mjeke gjinekologe pranë Qendrës Shëndetësore Nr.1 në kryeqytet.
Ka shumë faktorë që ndikojnë në çrregullimet e ciklit menstrual. Kemi faktorë natyror dhe faktor mjeksorë.
Cili menstrual mund të ndryshojë si pasojë e ndonjë situate stresuese që kalon femra, nga rënia ose shtimi i shpejtë në peshë, ndryshimi i klimës etj, por mund të jetë edhe për shkaqe shëndetësore si për shembull, infeksionet e ndryshme, tiroidet, miomat, polipet, apo edhe ndonjë kist në vezore.
Në qoftë se kjo ndodh për herë të parë, nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar, por nëse përsëritet, do të të këshilloja një eko gjinekologjike për të përjashtuar çdo problem të mundshëm.

Leave a Reply