- This event has passed.
Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave – 25 nëntor 2019
25 November 2019
Event Navigation
Video “Fuqizojmë VAJZAT”
Ky aktivitet do të sjell një qasje holistike, ku të rinjtë nga klasat e ndryshme të shkollës së Mesme “Petro Nini Luarasi” do të përgatisin dhe paraqesin në një video të shkurtër mbi dhunën ndaj grave dhe veçanërisht ndaj vajzave.
Organizon: Klubi i të Rinjve Petro Nini Luarasi
Vendi: Tiranë
Sensibilizim “SDG-të për të Gjithë”
Gjatë 16 ditëve do të sjellim në vëmendje ndërgjegjësimin për popullatën më të varfër në lidhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, për atë se si ata qëndrojnë dhe si mund të kontribuojnë në jetën e tyre të përditshme. Çdo ditë do të paraqitet një SDG në në lagje specifike, nëpërmjet videove edukuese dhe seminarëve për të rriturit duke u mësuar aktivitete që mund të bëhen në jetën e përditshme së bashku me familjen e tyre për të kontribuar tek Objektivat (p.sh. si të ndahen mbeturinat, pse kjo është e rëndësishme dhe se si mund të bëjnë këtë aktivitet fitim prurës).
Organizon: AIESEC Albania
Vendi: Tiranë
Takim “Dhuna na prek të gjithëve”
Aktiviteti do të fokusohet në edukimin e të rinjve mbi eleminimin e formave të dhunës kundër grave dhe respektimit të barazisë gjinore në familje, punë, shoqëri. Takimi do të organizohet me të rinj, prindër, mësues të shkollës së mesme “Sandër Prosi”, përfaqësues të njësisë administrative numër 2, dhe përfaqësues nga komisariati i policisë.
Organizon: SOS Fshatrat e Fëmijëve
Vendi: Tiranë
Trajnim me edukuesit bashkëmoshatar mbi rëndësinë e barazisë gjinore.
Trajnimi tre ditor me te rinjtë do të adresoj çështjet e parandalimit të dhunës kundër grave dhe vajzave, fuqizimin e të rinjve për të ndërmarrë veprime dhe fushata veçanërisht në zonat rurale. Nëpërmjet lojës të rinjtë do të përcjellin mesazhe paqeje nëpërmjet sportit dhe më e rëndësishmja në sport nuk ka gjini. Një ekspozitë arti me pitura kundër dhunës do të krijohet në kuadër të kësaj dite.
Organizon: Epoka Re
Vendi: Fier
