- This event has passed.
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut – 10 dhjetor 2019
10 December 2019
Event Navigation
Takim “PO, UNË E MBËSHTES!”
Klubi i të rinjve për të drejtat e njeriut do të fokusohet në deklaratën universale të drejtave të njeriut. Studentët do të ftohen të bëhen pjesë e klubit. Në hyrje të takimit një djalë dhe një vajzë do të mirëpresin dhe pyesin pjesëmarrësit “A i mbështesni të drejtat e njeriut”- dhe personat që do të pohojnë do të lejohen të bëhen pjesë e takimit.
Organizon: Klubi i të rinjve Petro Nini Luarasi
Vendi: Tiranë
World Coffee – forum i hapur me nxënësit e një shkolle të mesme në Durrës dhe një në Shkodër
Forumi i hapur synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të forcojë kapacitetet e të rinjve në identifikimin e rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut ndërmjet nxënësve të rinj të shkollave të mesme në Durrës dhe Shkodër.
Organizon: FASH
Vendi: Durrës, Shkodër
Festivali i Artit
Mesazhe mbi të drejtat e të rinjve do të përcillen tek komuniteti nëpërmjet artit.
Ky festival do t’i japë mundësinë të rinjve të promovojnë veten dhe të japin mesazhe për të drejtat e njeriut nëpërmjet aktrimit, ekspozitave, muzikës, flash mob-it.
Organizon: Epoka Re
Vendi: Fier
