Fazat e pubertetit, shenjat e para te djemtë
Shenjat e pubertetit te djemtë
- Shenja e parë e pubertetit tek djemtë është rritja në madhësinë e testikujve, ndërsa skrotumi fillon të hollohet.
- Fillojnë të shfaqen edhe qime përreth organit gjenital.
Shenjat e tjera të pubertetit te djemtë
Një vit pas fillimit të pubertetit dhe për disa vite të ardhshme:
- Rritet penisi dhe testikujt, ndërsa skrotumi fillon të marrë një ngjyrë më të errët.
- Qimet në zonën pubike fillojnë të trashen
- Zhvillohen qime në sqetulla
- Djemtë fillojnë të djersitin më shumë
- Zëri fillon të trashet
- Mund të prodhohet edhe spermë gjatë ereksionit, kur ai është zgjuar ose duke fjetur.
- Shfaqen akne në lëkurë, sidomos në fytyrë, në formë puçrrash, pika të zeza dhe të bardha.
- Në këtë periudhë djemtë zgjaten më shumë, 7-8 cm në vit, dhe formojnë më shumë muskuj.
4 vite pas fillimit të pubertetit te djemtë
- Organet gjentiale fillojnë të marrin formën si e një të rrituri
- Fillojnë të shfaqen qime në fytyrë
- Shumë djem e arrijnë maturitetin e plotë të një rrituri nga mosha 18 vjeç
Burimi: NHS / JoTabu.al

Leave a Reply