Projekti “Fashioration” – Trajnim në Sarajevë
Në datat 20-24 Mars 2023 u zhvillua trajnimi i tretë në nivel europian me dizjanerë të rinj si pjesë e projektit “Fashioration”, bashkë-financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.
Kursi mblodhi 20 të rinj nga Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Herzegovina, duke u dhënë mundësi që të rrisin aftësitë dhe njohuritë e tyre në fushën e modës dhe trashëgimisë kulturore të Bosnje-Hercegovinës. Përgjatë trajnimit 5-ditor, të rinjtë patën mundësi të vizitonin disa muze në Bosnje, të shihnin më nga afër disa nga kostumet tradicionale të këtij shteti dhe teknikat e përdorura në veshje, duke u frymëzuar kështu për krijimin e dizajnëve të tyre.
Trajnimi nisi me një prezantim të aktiviteteve të zhvilluara deri më tani në kuadër të projektit. Më pas pjesëmarrësit zhvilluan një tur në disa muze në Bosnje. Në ditën e dytë, ata patën mundësi të vizitonin muzeun “Svrzina kuća” dhe të njiheshin me historinë dhe jetesën e mëparshme të popullit boshnjak, si dhe morën pjesë në punëtorinë kreative për qëndisjen e shamive të kokës me gjergjef.
Në ditën e tretë, pjesëmarrësit krijuan bizhuteri të ndryshme duke përdorur teknika dhe mjete tradicionale. Të gjitha këto aktivitete sollën pjesëmarrësit tanë bashkë nëpërmjet punës së ekipit dhe mësimit për kultura të reja.
Leave a Reply