Projekti “Fashioration” – Trajnim në Athinë
Në datat 16-20 Maj 2022 u zhvillua trajnimi i parë në nivel europian me dizjanerë të rinj si pjesë e projektit “Fashioration”, bashkë-financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.
Kursi mblodhi 20 të rinj nga Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Herzegovina, duke u dhënë mundësi që të rrisin aftësitë dhe njohuritë e tyre në fushën e modës dhe trashëgimisë kulturore të Greqisë. Përgjatë trajnimit 5-ditor, të rinjtë patën mundësi të vizitonin disa muze në Greqi, të shihnin më nga afër disa nga kostumet tradicionale të këtij shteti dhe teknikat e përdorura në veshje, duke u frymëzuar kështu për krijimin e dizajnëve të tyre.
Trajnimi nisi me një prezantim të projektit dhe aktiviteteve të parashikuara. Më pas pjesëmarrësit zhvilluan një tur në disa muze në Greqi dhe të njiheshin me historinë dhe jetesën e mëparshme të popullit grek.
Në dy ditët në vazhdim u zhvilluan punëtori kreative për qëndisjen e veshjeve duke përdorur teknika dhe elementë tradicionalë.
Leave a Reply