
Gjak në urinë, shkaqet më të zakonshme
Nga Dr. Alket Koroshi, mjek nefrolog
E vërteta është që ju nuk mund ta dini gjithmonë se keni gjak në urinën tuaj. Ndonjëherë, ka aq pak sa shfaqet vetëm nën një mikroskop kur mjeku juaj po ju teston për diçka tjetër. Kur e shihni vetë urinën me gjak , kjo mund të jetë alarmante. Por në shumicën e rasteve, shkaqet nuk janë serioze. Sidoqoftë, në disa raste, simptoma tregon një problem më të madh shëndetësor. Pra, gjithmonë duhet ta njoftoni mjekun tuaj për këtë.
Infeksionet urinare (IU)
Ndodh kur bakteret infektojnë fshikëzën apo uretren juaj. Në disa raste, mund të keni dhimbje në bark ose ijë. Por ndonjëherë, veçanërisht nëse jeni më i moshuar, mund të mos keni simptoma. IU janë shumë të zakonshme, dhe antibiotikët zakonisht mund t’i pastrojnë ato.
Infeksionet e veshkave
Një IU mund të bëjë rrugën e saj drejt veshkave tuaja përmes kanaleve të traktit urinar. Kur ka një infeksion të veshkave, ka shumë të ngjarë të keni ethe dhe dhimbje në ijet. Dhe mund të jetë më serioze, veçanërisht nëse dhimbja përhapet në pjesë të tjera të trupit tuaj. Prandaj, sigurohuni që të njoftoni mjekun tuaj nëse vini re këto shenja.
Gurët e veshkave
Ato fillojnë të formohen në veshkat tuaja kur trupi juaj ka shumë kalcium ose minerale të tjera. Dhe kalciumi me të vërtetë mund të dëmtoj. Ju mund të shihni gjak ose edhe një pjesë të një guri në urinën tuaj. Kur janë më të vegjël gurët ndonjëherë “kalojnë” vetë në urinë, por ju mund të keni nevojë për kirurgji për të hequr qafe gurët e mëdhenj.
Prostata e rritur
Gjaku i dukshëm në urinë mund të jetë një simptomë e prostatës së rritur.
Infeksioni, operacioni ose një goditje e papritur në këtë gjëndër të vogël afër fshikëzës së një njeriu mund ta dëmtojnë atë. Përveçse shihni gjak, mund ta keni vështirë të urinoni. Ju gjithashtu mund të keni dhimbje në pjesën e poshtme të barkut. Trajtimi varet nga shkaku, por mund të keni nevojë për antibiotikë ose ilaçe për dhimbjen.
Glomerulonefritet
Këto patologji mund të dëmtojnë filtrat e vegjël në veshkat tuaja. Zakonisht njerëzit nuk e dinë që e kanë glomerulonefrit derisa mjeku i tyre ta zbulojë atë me një provë të urinës. Por urina juaj mund të ketë gjak ose të duket me shkumë dhe kafe, dhe mund të vëreni ënjtje në fytyrë, këmbë dhe bark. Ënjtja mund të përmirësohet vetë, por nëse nuk ndodh, trajtimi mund të parandalojë dëmtimin e veshkave.
Sëmundja polikistike e veshkave (PKD)
Gjaku në urinë është një simptomë e mundshme e sëmundjes polikistike të veshkave (PKD). Genet nga prindërit tuaj bëjnë që ciste te vogla, të mbushura me lëng, të rriten në veshkat tuaja. Ata mund të dëmtojnë organet dhe të shkaktojnë gjak në urinën tuaj. Shumica e njerëzve nuk kanë simptoma deri në moshën 30-40 vjeç, por shenjat e para mund të jenë një bark më i madh, shumë shpesh IU dhe dhimbje ne shpine e ne ije. Ju keni më shumë të ngjarë të keni presion të lartë të gjakut dhe të ndjeni kërcitje në gjoks, rrahje apo dhimbje kur keni PKD. Kjo sëmundje nuk kurohet, por mjeku juaj mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave.
Sëmundjet e trashëguara
Sëmundjet e trashëguara gjithashtu mund të shoqërohen me gjak në urinë. PKD nuk është sëmundja e vetme gjenetike që mund të japë gjak në urinën tuaj. Ka dhe kushte te tjera si p.sh. anemia e qelizave në formë draperi, hemofilia ose sindroma Alport, e cila prek sytë, veshët dhe veshkat. Dhe ndonjëherë, simptoma mund të zhvillohet në familje pa ndonjë arsye të qartë. Nëse kjo është rasti për ju, ju mund të mos keni nevojë për ndonjë trajtim.
Një stërvitje e vështirë
Të bësh punë fizike të rëndë është një shkak i mundshëm i gjakut në urinë. Kjo gjë mund të ndodhë tek vrapuesit por edhe te atletët e tjerë. Por nuk është aq e zakonshme, dhe mjekët nuk e dinë saktësisht pse ndodh. Mund të jetë mungesa e ujit, dëmtimi i fshikëzës ose prishja e më shumë qelizave të kuqe të gjakut gjatë ushtrimeve aerobike.
Medikamentet
Gjaku në urinë mund të rezultojë nga një efekt anësor i disa ilaçeve. Disa ilaçe, si penicilina dhe antibiotikë të tjerë ose ilaçi ciklofosfamid, mund të shkaktojë gjak në urinën tuaj. Mund të ndodhë gjithashtu nëse merrni ilaçe si aspirinë ose heparinë për të holluar gjakun, veçanërisht kjo ndodh nëse keni një gjendje, si një infeksion i traktit urinar, që e bëjnë fshikëzën tuaj të rrjedhë gjak më lehtë.
Trauma
Një dëmtim i shpinës nga një rënie nga lartesia ose aksident mund të prodhojë gjak në urinë. Një goditje e fortë, zakonisht në zonën tuaj të shpinës, mund të bëjë që gjaku të shfaqet në urinën tuaj. Mund të ndodhë në një aksident me makinë ose nëse diçka e rëndë ju godet. Shpesh trajtimi me i mire eshte vetëm pushim e qetesi , megjithëse një mjek duhet tju ndjeke nga afer për tu siguruar që jeni duke u rikuperuar mirë. Nëse dëmtimi juaj është i rëndë, ju mund të keni nevojë për kirurgji.
Kanceri
Gjaku në urinë është një simptomë shqetësuese e kancerit të fshikëzës. Gjaku në urinë është një shenjë kryesore e kancerit të fshikëzës. Mund të jetë gjithashtu një shenjë e kancerit të veshkave ose prostatës. Në disa raste, mund të mos keni simptoma të tjera. Kjo është një arsye pse është e rëndësishme të njoftoni mjekun tuaj kur vëreni pak gjak ne urine.
Diagnostikimi i problemit
Mjeku juaj mund të sugjerojë disa analiza për të ndihmuar në diagnostikimin e shkakut të gjakut në urinën tuaj. Për të zbuluar pse ka gjak në urinën tuaj, mjeku juaj do t’ju ekzaminojë dhe do t’ju pyesë në lidhje me shëndetin dhe historinë e familjes tuaj. Një laborator do të testojë urinën tuaj për qelizat e kuqe të gjakut, infeksionin dhe problemet e tjera të mundshme. Në disa raste, mjeku juaj mund të testojë gjakun tuaj ose të fotografojë veshkat ose fshikëzën tuaj me një skanim CT, MRI, ose një aparat fotografik special, të quajtur cistoskop. Ndonjëherë, mjeku juaj mund të ketë nevojë të testojë një mostër të urinës tuaj për qelizat kancerogjene.
Trajtimi
Trajtimi i gjakut në urinë varet nga shkaku bazë. Një infeksion mund të pastrohet me antibiotikë. Kanceret e ndryshme kërkojnë qasje të ndryshme, dhe sëmundjet gjenetike mund të kenë nevojë për menaxhim afatgjatë. Bisedoni me mjekun tuaj se çfarë lloj trajtimi ka me shumë mundësi t’ju ndihmojë.
Leave a Reply