BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Jo Tabu - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Jo Tabu
X-ORIGINAL-URL:http://jotabu.al
X-WR-CALDESC:Events for Jo Tabu
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20201011
DTEND;VALUE=DATE:20201012
DTSTAMP:20260517T003751
CREATED:20201009T133422Z
LAST-MODIFIED:20201009T133422Z
UID:13199-1602374400-1602460799@jotabu.al
SUMMARY:Dita Ndërkombëtare e Fëmijës Vajzë 2020\, 11 Tetor
DESCRIPTION:Aktivitetet që do të organizohen në kuader të Ditës Ndërkombëtare të Femijes Vajze 2020 nga anëtarët e rrjetit të Organizatave Zëri i të Rinjve. \n\nAktivitet ndërgjegjësues “Vajza të shëndetshme\, vajza të forta” \n\nKy aktivitet synon të rrisë njohuritë mbi shëndetin riprodhues dhe higjenën menstruale tek vajzat adoleshente. 10 vajza adoleshente do të vizitojnë Qendrën e Shëndetit Publik dhe do të marrin njohuri mbi shëndetin riprodhues\, kujdesin personal dhe rëndësinë që ka kryerja e vizitave sa më shpejt të jetë e mundur në rastin e shfaqjes të problemeve mjekësore. \nData: 13 Tetor 2020 \nOra: 13:00-15:00 \nOrganizator: SOS Fshatrat e Fëmijëve\, Programi Shkodër \nVendi: Shkodër \n  \n2. Video promocionale “Vajzat nuk ndalen!” \nTë rinjtë e shkollës Petro Nini Luarasi do të përgatisin dhe shfaqin video të shkurtra për  fuqizimin e vajzave adoleshente. Nëse do të mbështeten gjatë adoleshencës vajzat do të ndryshojnë botën. Ato do të jenë nënat\, punonjëset\, sipërmarrëset dhe drejtueset politike të së ardhmes. Fuqizimi i vajzave sot nënkupton një të ardhme të barabartë dhe pa ndasi\, duke qenë partnere në zgjidhjen e konflikteve politike\, çështjet klimatike\, rritjen ekonomike\, parandalimin e sëmundjeve dhe qëndrueshmërinë globale. \nData: 11 Tetor 2020 \nOra: 10:00 \nOrganizator: Klubi i të rinjve Petro Nini \nVendi: Tiranë \n3. Aktivitet ndërgjegjësues “Kjo është vajza ime!” \nKy aktivitet ka si qëllim promovimin e grave dhe vajzave\, çfarë ato kanë arritur dhe si mund të bëhen frymëzim për vajzat dhe gratë e tjera. Prindërit\, të afërmit do të shkruajnë histori të shkurtra për arritjet dhe sukseset e vajzave të tyre\, të cilat do të publikohen në rrjetet sociale. Do të zhvillohet një takim me grupin e vajzave skaute dhe nënave\, gjysheve dhe të afërmeve të tyre që kanë një karrierë të suksesshme\, për të ndarë histori suksesi dhe për të rritur vetëvlerësimin dhe aftësitë drejtuese tek vajzat. \nData: 11 Tetor 2020 \nOra: 13:00-15:00 \nOrganizator: Epoka e Re \nVendi: Fier \n4. Aktivitet fuqizues “Le të bisedojmë me një gotë caj ”  \nAktiviteti do të organizohet me nxënës nga klasat e 5-ta të shkollës 9-vjeçare. Do të zhvillohet një kuiz me pyetje mbi gra të njohura në fusha të ndryshme të jetës duke njohur dhe vlerësuar arritjet e grave sipas deklaratës të Beijing dhe Platformës për veprim. Do të ndahen me të rinjtë informacione mbi temat e këtij viti të zgjedhura nga Kombet e Bashkuara. \nData: 12 Tetor 2020 \nOra: 11-00 \nOrganizator: YMCA \nVendi: Tiranë \n5. Aktivitet ndërgjegjësues “Zëri im\, e ardhmja jonë e barabartë” \nNë kuadër të Ditës Ndërkombëtare të fëmijës vajzë\, Qendra Act for Society në bashkëpunim me UNFPA\, UNWOMEN dhe UNICEF do të organizojë një aktivitet në gjimnazin “Mersin Duqi” Ibë. Përfaqësues të Agjencive të OKB-së do të flasin për rëndësinë dhe të drejtat e Fëmijës Vajzë më të rinjtë. Të rinjtë do të përgatisin letra frymëzuese dedikuar fëmijës vajzë me temë:  “Zëri im\, e ardhmja jonë e barabartë”. \nData: 12 Tetor 2020 \nOra: 11:00-12:00 \nOrganizator: Act for Society \nVendi: Ibë \n
URL:http://jotabu.al/eventi/dita-nderkombetare-e-femijes-vajze-2020-11-tetor/
LOCATION:Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:http://jotabu.al/wp-content/uploads/2020/10/kalendari-i-aktiviteteve.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR