
Çfarë tregojnë monocitet e larta në gjak dhe urinë?
Kam bërë analizat dhe rezulton se kam monocite të larta në gjak dhe urinë. Doja të dija se çfarë nënkupton një gjë e tillë
Përgjigjet mjekja hematologe, Eriselda Revizhda
Përshëndetje. Lidhur me pyetjen tuaj duhet t’ju sqarojmë se në urinë nuk ka monocite. Ndërsa, në gjak varet sa janë. Është mirë që pacienti të konsultohet me një mjek për përgjigjen e analizave, për shkak se monocitet në gjak mund të tregojnë infeksion kronik, parazitë apo dhe sëmundje të rënda. Për këtë është e nevojshme që të shikohet përgjigjja e plotë e analizave./ JoTabu.al
Leave a Reply