- This event has passed.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijës Vajzë – 11 tetor 2019
11 October 2019
Event Navigation

-
Takim “Unë jam vajzë, unë kam fuqi”
Takimi “Unë jam vajzë, unë kam fuqi” do të jetë informues me 20 baballarët “Një burrë i vërtetë nuk e lëndon kurrë një grua”. Përtej vështirësive të përditshme dhe problemeve me të cilat përballen familjet në vështirësi socio-ekonomike, burrat “premtojnë” që do të gjejnë zgjidhje për interesin më të mirë të familjes me diskutim, konsensus dhe tolerancë, pa dhunë familjare kundër grave apo fëmijëve. Burrat do të sensibilizohen lidhur me tipologjitë e dhunës dhe dëmet që u shkakton palëve, viktimave apo autorëve. Në kuadër të kësaj dite burrat inkurajohen të blejnë dhurata dhe t’i falenderojnë gratë e tyre për kontributin që kanë në mirëqenien e fëmijëve dhe kujdesin që ata tregojnë në familje.
Organizon: Klubi i të Rinjve Petro Nini Luarasi
Vendi: Tiranë
Ora: 13:30
2. Sesion Informues “Vajzat Flasin”
Tematika e sesionit informues ka për qëllim që të rinjtë të bisedojnë mbi problemet që i shqetësojnë vajzat në Shqipëri; si të identifikojmë problemet më shqetësuese duke targetuar institucionet përgjegjëse ku duhet të drejtohemi për zgjidhjen e problemeve, Si të drejtohemi tek institucioni;cili është roli jonë si qytetarë në procesin e vendimarrjes.
Organizon: YMCA
Vendi: Tiranë (Kashar dhe Paskuqan); Berat (qendra komunitare, Qendra Kulturore e Fëmijëve
Ora: 10:00 – 15:00
3. “Trajnim mbi rolet dhe stereotipet gjinore, barazinë gjinore”
Të rinjtë e moshave 6-12 vjeç do të trajnohen në mënyrë informale mbi rëndësinë e barazisë gjinore. Në fund do të realizohet një video më mesazhe sensibilizuese mbi rëndësinë e barazisë gjinore.
Organizon: Epoka e Re
Vendi: Fier
Ora: 14:00
4. Vëmendje tek Fëmija Vajzë, si një fenomen shoqëror i cili nuk vlerësohet si duhet në sistemet tona patriarkale
Dy aktivitete do të mbahen brenda një dite. Do të krijohet një grup vallëzimi me vajza nga gjashtë deri në dymbëdhjetë vjeç dhe ata do të mësojnë një koreografi duke e performuar atë në Berzhitë. Gjithashtu, një aktivitetet për vajzat e reja do të organizohet nga një agjencie me animatorë.
Anëtarët e Act for Society, si dhe vullnetarët do të shpërndajnë fletëpalosje për fëmijët në Berzhitë dhe Tiranë.
Organizon: Act for Society
Vendi: Tiranë, Berzhitë
Ora: 12:00
