- This event has passed.
Konferenca për Zhvillimin e Kuadrit Ligjor në Fushën e Rinisë
30 May 2019 @ 11:00 am - 2:00 pm
Event Navigation

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) organizojnë Konferencën me temë “Zhvillimi i kuadrit ligjor në fushën e Rinisë”, në kuadër të monitorimit dhe vlerësimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015-2020.
Konferenca do të zhvillohet ditën e enjte, datë 30 Maj 2019, ora 11.00, në sallën Antigonea të Hotel Rogner.
Qëllimi i konferencës është prezantimi i arritjeve kryesore, në zbatim të politikave kombëtare, në fushën e rinisë, si dhe diskutimi i objektivave, aktiviteteve dhe vlerësimi i indikatorëve të përcaktuar, në Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015 – 2020.
Një rëndësi të veçantë do të ketë edhe prezantimi i draftit final të projektligjit për Rininë, ku do të diskutohen dhe mblidhen njëherazi idetë, që do të ndihmojnë në hartimin e akteve nënligjore të tij, dhe Strategjinë e re Kombëtare në këtë fushë.
